DVP Fier – Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. E., 46 vjeç, banues në Mallakastër, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të tij, në disa celularë janë konstatuar biseda me shtetas të ndryshëm, për lotari dhe baste sportive.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier filloi procedimi penal për shtetasin L. S., 22 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, iu gjetën pajisje që dyshohen se përdoren për vendosjen e basteve sportive.
– – – –

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. G., 52 vjeç, banues në Fier, pasi në Mbrostar Ura, është kapur duke ndërtuar një objekt, pa leje nga organet kompetente.
– – – –

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. Z., 21 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Levan-Vlorë, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi;

M. G., 51 vjeç, banues në Divjakë, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

A. M., 62 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Seman-Fier, është kapur duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.