DVP Fier – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. V., 41 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë shtetasi L. V. dhe pasagjeri, djali i tij 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasen S. G., 19 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka rrahur dhe ka kanosur një shtetase 16 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.