DVP Fier – Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. V., 22 vjeç, banues në Varibob, Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip “Fiat” pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

-R. Zh., 32 vjeç, banues në Fier pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.

-R. K., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Më datë 19.01.2022, në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka bërë kallëzim shtetasi S. M., 67 vjeç, banues në Mallakastër, se që prej datës 08.01.2022 ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. M., 35 vjeç. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.