Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi janë konstatuar ndryshime në elemente identifikuese të 17-vjeçarit (shenja gishtash), gjatë procedurave për pajisjen me dokument identifikimi.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Informacion paraprak-Më datë 18.01.2023, në fshatin Mjekës, në rrjedhën e lumit Shkumbin, është gjetur dyshohet e mbytur, shtetasja S. D., 50 vjeçe, banuese në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.Për këtë shtetase ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar se shtetasja S. D. është larguar nga banesa. Gjithashtu, sipas deklarimit të këtij shtetasi, 50-vjeçarja vuante nga Epilepsia.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.