DVP Elbasan
✅Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 21 vjeç, banues në Elbasan, sepse pasditen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 31 vjeç, banues në Fier. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Gjithashtu, nga ky aksident janë shkaktuar dëme materiale në lulishten e një lokali dhe në një automjet të parkuar.
✅Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në fshatin Bizhdan, njësia administrative Tregan, pasi gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë gjahu që ai e mbante pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.