DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur kamionin që drejtohej nga shtetasi G. T., 46 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Për pasojë është dëmtuar vetë shtetasi A. T., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  • E. B., 31 vjeç, banues në fshatin Godolesh, pasi ka goditur me grushte shtetasin D. B., për motive të dobëta;
  • L. M., 24 vjeç, banues në fshatin Lleshan, pasi ka goditur me grushte shtetasin N. M., për motive të dobëta;
  • A. C., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, në tokën e tij, pa leje nga organet kompetente.
  • G. D., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 03.01.2024, i ka vjedhur një shumë parash shtetasit A. Ç.;

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi dyshohet se më datë 25.12.2023, në lagjen “Qemal Stafa”, ka vjedhur një motomjet;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Q., 41 vjeçe, banuese në Cërrik, pasi për motive të dobëta ka dëmtuar me send të fortë derën e banesës së fqinjit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.