DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme

DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin V. T., 40 vjeç, banues në fshatin Kuqan, pasi në fshatin Bathës, u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt, pa leje nga organet kompetente.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., banues në Elbasan, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e Ujësjellësit, në banesën e këtij shtetasi janë konstatuar lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-B. M., 38 vjeç, banues në fshatin Kotodesh, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje;

-Sh. S., 59 vjeç dhe M. H., 45 vjeçe, pasi 59-vjeçari ka kanosur me fjalë shtetasen M. H., ndërsa ajo e ka goditur 59-vjeçarin, me send të fortë (gurë), për motive të dobëta;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 68 vjeç, banues në fshatin Seferan, pasi ka kallëzuar shtetasi A. H., me detyrë punonjës i bashkisë Belsh, se 68-vjeçari ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetërore, në fshatin Seferan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më datë 18.03.2024, në një shkollë 9-vjeçare, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, gjatë orës mësimore të fiskulturës, aksidentalisht është dëmtuar lehtë një nxënës i kësaj shkolle, 11 vjeç, i cili pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim.