DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 30 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 37 vjeç, banues në Gramsh, pasi u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, sepse në zonën ku banon, ka prishur qetësinë publike dhe ka dëmtuar 2 aparate matëse të ujit të pijshëm.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 37-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policise Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 49 vjeç, banues në Peqin, pasi për motive të dobëta, ka kanosur një 47-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
-Mëngjesin e sotëm, në fshatin Katund i Ri, dyshohet se për shkak të një defekti në linjën elektrike të objektit, ka rënë zjarr në servisin e automjeteve, në pronësi të shtetasit K. Z., 28 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë, janë djegur pjesërisht 2 automjete që ishin lënë në këtë servis, për t’u riparuar. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.