DVP Elbasan – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë

DVP Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit E. Sh., 22 vjeç dhe E. L., 39 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 19 vjeç, D. S., 18 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi dyshohet se kanë vjedhur në zyrat e një godine të bashkisë Elbasan, sende dhe dokumente të ndryshme, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin L. K., 50 vjeç, banues në Librazhd, i cili mori mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.