DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka krijuar disa llogari false në rrjete sociale, duke keqpërdorur të dhënat e një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 48 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Z., 56 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka kanosur me fjalë dhe ka shtyrë me forcë një 62-vjeçare, në autobus, për motive të dobëta. Veprimet procedurale për këtë rast janë kryer pas kallëzimit të kësaj shtetaseje, në Komisariat. (Ky rast është transmetuar edhe në portalin JOQ).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.