DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasit A. Q., 33 vjeç dhe B. T., 38 vjeç, të dy banues në Gramsh, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, automjeti që drejtonte 28-vjeçari, ka përplasur shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. I dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç dhe për dy 17-vjeçarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 41 vjeç, banues në Rodovesh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit të motres së tij.

Ditën e djeshme, shtetasja N. S., 37 vjeçe dhe shtetasi V. S., 57 vjeç kanë kallëzuar se iu janë vjedhur llogaritë në rrjete sociale dhe se po iu keqpërdoren. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Elbasanit kanë administruar menjëherë 2 kallëzimet dhe vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësitë e rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.