Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
V. M., 41 vjeç, banues në fshatin Hajdaran, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
A. F., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.