DVP Elbasan – Procedohen penalisht 6 shtetas

DVP Elbasan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-N. T., 54 vjeç dhe K. B., 67 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Xibrakë, automjeti me drejtues shtetasin N. T. ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. B., i cili ishte i papajisur me leje drejtimi. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 67-vjeçari;

-E. Sh., 22 vjeç dhe S. B., 26 vjeçe, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, automjetet që këta shtetas drejtonin janë përfshirë në aksident. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasja S. B. dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin E. Sh., të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 28.03.2024, nga pesticidet që ky shtetas ka përdorur në tokë, janë helmuar disa bagëti të një 63-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Pasditen e djeshme, punonjësit e pikës së skrapit “Kurum” kanë njoftuar Policinë se gjatë punës, kanë gjetur disa predha të vjetra artilerie. Janë njoftuar forcat xheniere për administrimin e tyre.

Më datë 03.04.2024, rreth orës 22:00, në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar pa shenja jete shtetasi I. G., 69 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke lëvizur me biçikletë, në fshatin Bradashesh, akidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë në një pusetë të hapur. Si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.