DVP Elbasan/Procedohen penalisht 5 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. SH., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;
-R. M., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 04.03.2024, në lagjen “5 Maji”, me automjetin që drejtonte, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar portën në oborrin e një banese;
-R. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Papër, pasi është konfliktuar me një 18-vjeçar, për motive të dobëta.
•Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi mëngjesin e djeshëm, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë në këtë automjet;
-F. B., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, tek rrethrrotullimi në Shijon, me automjetin që drejtonte, ka dëmtuar lehtë shtetasin F. Xh., 20 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, këmbësor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.