DVP Elbasan/Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dhe vijon puna për kapjen e 3 të tjerëve të dyshuar për vjedhje

DVP Elbasan/Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dhe vijon puna për kapjen e 3 të tjerëve të dyshuar për vjedhje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. T., 21 vjeç dhe K. H., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në unazën e qytetit, automjetet që drejtoheshin nga këta shtetas janë përplasur me njera-tjetrën dhe për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi K. H., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

-Z. L., 28 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, automjeti që drejtohej nga kjo shtetase ka aksidentuar lehtë shtetasin A. P., 46 vjeç, banues në Elbasan, që lëvizte me biçikletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 43 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, pasi në gjendje të dehur, ka shqetësuar klientët, në ambientet e një lokali.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 45 vjeç, banues në Peqin, pasi në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, për të cilën kishte patur leje babai i tij, i cili nuk jeton më.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Elbasan dhe Librazhd shpallën në kërkim shtetasit:

-E. B., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka kallëzuar shtetasi V. P., 33 vjeç, banues në Elbasan, se në banesën që ky shtetas kishte në ruajtje, shtetasi E. B. ka vjedhur disa orendi shtëpiake;

-A. B., 49 vjeç dhe E. B., 17 vjeç, të dy banues në Librazhd, pasi gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit T. B. Vijon puna për kapjen e tyre.

Në Komisariatin e Policisë Elbasan është paraqitur shtetasi S. D., 63 vjeç, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur llogarinë e tij në një rrjet social. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për të zbardhur rastin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.