DVP Elbasan/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. G., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi në fshatin Qukës, Librazhd, gjatë kontrollit u konstatua se ky shtetas ushtronte aktivitetin në biznesin e tij lavazh, pa e regjistruar në organet kompetente;
-L. N., 57 vjeç, banues në Librazhd, pasi në fshatin Bushtricë, Librazhd, gjatë kontrollit në biznesin e tij tabakino, u gjetën mallra të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Qemal Stafa”, automjeti që ky shtetas drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen B. B., 85 vjeçe, banuese ne Elbasan, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. H., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
-Mëngjesin e sotëm, në fshatin Katund i Ri, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rëne zjarr në mobilierinë në pronësi të shtetasit A. H., 45 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.