DVP Elbasan – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh proceduan penalisht ne gjendje të lirë shtetasin D. B., 52 vjeç, banues në lagjen “18 Gushti”, Gramsh, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar derën dhe dritaren e banesës së shtetasit Xh. B.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 51 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.