DVP Elbasan – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 3 shtetas

Procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas, për krime kundër mjedisit.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjëndje të lirë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit:

-I. H., 64 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse;

-B. K., 46 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. C., 36 vjeç, banues në fshatin Farret, Prrenjas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap duke transportuar me një mjet kamion, 12m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasi L. C., 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.