DVP Durrës – Vihen në pranga 5 shtetas

DVP Durrës

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:

Sh. D., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

Sh. Y., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

Xh. H., 50 vjeç, G. T., 44 vjeç, të dy banues në Durrës, dhe T. A., 28 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.