DVP Durrës – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Durrës/Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Krujë/Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Agimi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e personave përgjegjës dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Xh. K., 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja.

Pas veprimeve hetimore të kryera rezultoi se shtetasi Xh. K. është autori i dyshuar i disa vjedhjeve në të ndodhura gjatë muajve qershor-korrik, në Durrës, konkretisht:

Më datë 16.06.2021, ka vjedhur biçikletat e shtetasve P. T. dhe A. G;
Më datë 30.06.2021, në lagjen nr. 16, Durrës, ka vjedhur në banesën e shtetasit K. N.;
Më datë 14.07.2021, në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur në dyqanin e shtetases F. D. dhe disa pajisje në ambientet e një shkolle në lagjen nr. 16, Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin V. Q., banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij në lagjen nr. 4 Durrës, u konstatua duke vendosur lotari të palejuara.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u ndalua shtetasi A. D., 38 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të operacionit të koduar “Agimi”, i finalizuar më datë 30.05.2021, ndaluan shtetasin në kërkim R. K., vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.