DVP Durrës
Vihen në pranga 4 shtetas në kërkim të cilët akuzohen për plagosjen e rëndë të një shtetasi, me sende të forta.
Sekustrohet një sasi kokaine në banesën e njërit nga të arrestuarit.
Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
B. K., 32 vjeç, D. K., 60 vjeç, A. Gj., 32 vjeç, dhe Q. S., 28 vjeç, të gjithë banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore për rastin, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.09.2024, në lagjen nr. 15, Durrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. Ç., i cili është dëmtuar rëndë.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Q. S. u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.