DVP Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas

DVP Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 27 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij. Në vijim, nga kontrolli në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 2, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e vëllait të tij, një celular dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme