DVP Durrës/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Evidentohen dhe goditen 3 raste të kësaj veprimtarie. Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas që u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë zbuluar 3 lokale ku organizoheshin lojëra fati (baste sportive).
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 42 vjeç , E. F., 17 vjeç, dhe E. B., të tre banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve është kapur shtetasi A. H., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.