Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasen B. Q., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka vjedhur një shumë parash një lokal në lagjen nr. 1, Durrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin D. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetases M. B. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur edhe në një banesë tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.