DVP Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. R., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe pa targa.

N. L., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasen këmbësore M. O., 53 vjeçe, banuese në Durrës, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

E. P., 41 vjeç, banues në Katund Sukth, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

B. B., 58 vjeç, banues në Jubë Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.