DVP Durrës
Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasit:
L. T., 25 vjeç, banues në Shijak, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata;
K. B., 33 vjeç, banues në Rreth Shijak, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata;
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.