DVP Durrës – Evidentohen 2 lokale ku luheshin lojëra fati

DVP Durrës/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Evidentohen 2 lokale ku luheshin lojëra fati. Sekuestrohen 1 tavolinë për lojën “Poker” dhe 11 celularë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (pronarë të dy lokaleve), procedohen në gjendje të lirë 9 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë goditur 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie.

-Për njërin rast, u arrestua shtetasi D. R., 30 vjeç (pronari i lokalit) dhe nisi procedimi penal për shtetasit K. Xh., 28 vjeç dhe T. M., 22 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi janë kapur në flagrancë në lokalin e shtetasit D. R., duke luajtur “Poker” dhe duke vënë baste sportive, me celularë.

-Për rastin tjetër, u arrestua shtetasi L. B., 27 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. H., 32 vjeç, F. M., 24 vjeç, S. R., 34 vjeç, E. R., 32 vjeç, R. B., 31 vjeç, S. K., 29 vjeç dhe Xh. D., 29 vjeç, pasi u kapën në flagrancë në lokalin e shtetasit L. B., duke vënë baste sportive, me celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.