DVP Dibër/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.
Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike cananbis.
Sekuestrohen 2 qese me doza cannabis sattiva, një shumë parash dhe 1 aparat celularë.
Vihet në pranga 21-vjeçari, që kryente këtë veprimtari kriminale dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli 2”, si rezultat i hetimeve dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në Bulqizë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe Komisariatin e Policisë Bulqizë, organizuan punën për goditjen e këtij rasti.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Y.D., 21 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe kanë shpallur në kërkim policor një shtetas tjetër ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tij.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 21-vjeçari, sëbashku me një shtetas tjetër, pasi siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza dhe e shpërndanin pranë shkollave dhe në lokale të ndryshme të qytetit të Bulqizës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 qese me doza canabis, një shumë parash dhe 1 aparat celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.