DVP Dibër/Procedohen penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materiale në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F.H., 40 vjeç, banues në Peshkopi, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin B.M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B.B., 42 vje., 42 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për morive pronësie ka kanosur me mjete prerëse shtetasin F.D.
Po nga këto shërbime, nisi procedimi penal për shtetasin K.D., 39 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin M.D.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J.M., 19 vjeç, banues në Klos, pasi duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i lënduar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri shtetasi A.N.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.