DVP Dibër/Procedohen penalisht 2 shtetas

DVP Dibër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 42 vjeç, banues në Maqellarë, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në numrin e shasisë së automjetit të tij (furgon), duke e dëmtuar. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. K., 53 vjeç, F. K., 57 vjeç dhe E. K., 53 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht, pasi janë konfliktuar fizikisht me një 16-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.