DVP Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materiale shtesë në Prokurori, në ngarkim të shtetasit A.Sh., 20 vjeç, (i arrestuar ditën e djeshme për veprën penale “Dhuna në familje”), pasi nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.
Po nga këto shërbime, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur disa sende në automjetin e një 35-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Paranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.