DVP Dibër/Kontrolle në qark, në zbatim të planeve operacionale “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”

DVP Dibër/Kontrolle të shtuara në të gjithë territorin e qarkut në zbatim të planeve operacionale “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”.

✅Në Bulqizë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike kokainë në doza dhe është vënë në pranga autori.

✅Në Dibër, si rezultat i kontrolleve në zbatim të planit operacional të koduar “Sundimi i Ligjit”, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe personave në kërkim, gjatë mesnatës janë kapur e proceduar dy shtetas të cilët qarkullonin me armë gjahu pa leje.

Sekuestohen dhjetra doza kokainë dhe dy armë gjahu.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme, strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, forcat e Posaçme Operacionale, forcat “Shqiponja”, dhe dy Komisariatet e Policisë Dibër dhe Bulqizë, mbështetur në inteligjencë informative, kanë vijuar kontrollet në zbatimit të detyrave të përcaktuara në planet e masave në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”.

Si rezultat, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, forcat e Posaçme Operacionale, forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në orët e mbrëmjes në qytetin e Bulqizës, kanë ndaluar për kontroll shtetasin A.Gj., ku i’u gjetën të fshehura në trup, dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i poseduesit të dozave të kokainës, shtetasi A.Gj., 33 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, i cili do ti shiste dozat me lënde narkotike kokainë, në qytetin e Bulqizës.

-Në Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpinim me strukturat Hetimore të DVP-së, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas (njëri nga Tirana dhe tjetri nga Durrësi), lëviznin me armë gjahu, kanë organizuar punën për kapjen dhe ndalimin e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjetet që lëviznin të dyshuarit shtetasit L.D., dhe K.M., dhe gjatë kontrollit në mjetet e tyre u gjetën dy armë gjuetie, që i posedonin pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit L.D., 36 vjeç, banues në Durrës dhe K.M., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Dy armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅