DVP Dibër/Plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
U kap në flagrancë, teksa gërryente me ekskavator, shtratin e lumit Drini i Zi, procedohet penalisht 60-vjeçari.
Procedohet penalisht dhe një 64-vjeçar nga Bulqiza, pasi kishte grumbulluar sasi të mëdha inertesh, të përfituara në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu, procedohen penalisht dhe dy shtetas të tjerë pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.
Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë Dibër dhe Bulqizë, mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, evidentuan dhe goditën tre raste të krimeve mjedisore. Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit :
M.M., 60 vjeç, banues në fshatin Muhurr, pasi u kap në flagrancë teksa gërryente me ekskavator shtratin e lumtit Drini i Zi, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve. Në bashkëpunim me IMT Dibër, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin.
-K.T., 64 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në pronën e tij, kishte grumbulluar sasi të madhe inertesh, të përfituara në kundërshtim me ligjin.
-K.S., 31 vjeç dhe A.K., 47 vjeç, të dy banues në Peshkopi, pasi u kapën duke transportuar me dy automjete tip furgon, lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.
Monitorimi i territorit për goditjen e paligjshmërisë, vijon.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.