DVP Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S.R., 25 vjeç; A.S., 26 vjeç, banues në fshatin German, të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe ” Shpërdorimi i tokës”.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta dy shtetas në vendin e quajtur rruga e “Qafë Shtamës”, kanë dëmtuar dhe gërryer tokën me qëllim nxjerrjen e inerteve. Gjatë ngarkimit të inerteve në kamion, ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.S, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit D.M., 24 vjeç; A.M., 49 vjeç, banues në Dibër, pasi janë konstatuar duke kryer punime për ndërtim objektesh, pa u pajisur me leje përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.