DVP Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Dibër

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin rrugor të ndodhur në fshatin Urakë në Mat, si pasojë e të cilit u aksidentua me pasojë vdekjen një këmbësor, ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore bëri arrestimin e drejtuesit të automjetit shtetasi G.Gj., 40 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Komisariati i Policisë Bulqizë, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A.Q., 55 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë këqyrjes së celularit të tij, u konstatuan faqe të hapura për ushtrimin e paligjshmë të lojërave të fatit.

Po nga këto shërbime, u referuan materialet në Prokurori për ngjarje aksidentale, pasi shtetasi D.D., 46 vjeç, duke punuar tek një subjekt minerar, aksidentalisht ka dëmtuar lehtë gishtin e njërës dorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.