DVP Dibër – Arrestohen në flagrancë 4 shtetas

DVP Dibër/Brenda 12 orëve, arrestohen në flagrancë 4 shtetas, nga të cilët 2 për “Dhunë në familje”, 1 për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe 1 i arrestuar për “Marrdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

-Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin B.M., 33 vjeç, që humbi jetën në spital, si pasojë e lëndimeve të marra, gjatë punës duke punuar në një subjekt të përpunimit dhe tregëtimit të mermerit, në Maqellarë, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin U.B., 51 vjeç, banues në Peshkopi, pronar i këtij subjekti.

-Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi D.O., 33 vjeç, banues në Peshkopi. pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish/bashkëshortes së tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin J.D., 36 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin E.D., 26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrdhënie seksuale me të.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.