Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.
Gjithashtu është arrestuar një shtetas tjetër dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy të tjerë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z.Xh., 41 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij.
_
Nga specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. H., 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Golf”, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi dhe tre pasagjer (familjarë të tij ) të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
_
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 26 vjeç, banues në Maqellarë, pasi duke djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre në pronën e tij, si pasojë e motit me erë të fortë, zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe prej 8 hektar me shkurre dhe kullota.
_
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. M., 54 vjeç, banues në Bulqizë,pasi duke djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre, si pasojë e motit me erë të fortë, zjarri është përhapur duke rezikuar ambientin e një biznesi.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.