DVP Dibër/ Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Dibër/ Arrestohen në flagrancë dy shtetas për vepra të ndryshme penale.

✅Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, vihet në pranga 32-vjeçari në Dibër.

✅Goditi me sende të forta një 56-vjeçar, arrestohet nga Policia 25-vjeçari në Bulqizë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T., 32 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.T., 25 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime trupore, shtetasin B.B., 56 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.