DVP Berat/Vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, procedohet 1 tjetër

DVP Berat/Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Dh.Gj.(P.), 41 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Ky shtetas, në muajin maj 2022, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, ka goditur me sende të forta shtetasin V. B.


Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme.

Si rezultat është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. E., 48 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap në lokalin e tij, në Poliçan, duke vendosur baste sportive nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.