DVP Berat/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 55 vjeç, banues në fshatin Allambrez, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, bashkëshortin e motrës së tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Z., 66 vjeç, banues në fshatin Gjerbës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasin V. Dh.
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 58 vjeç, pasi motomjeti që drejtonte gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar 58-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.