DVP Berat – Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale

Kuçovë/Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasve J.Q., 17 vjeç dhe M.Q., 15 vjeç të dy banues në Sheqëz, Kuçovë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës shtetasit S.S., 16 vjeç dhe G.C., 16 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat.
————–
Berat/Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit B.K., 50 vjeç, banues në Berat, pasi në gjendje të dehur ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.
——–
Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit E.M., 60 vjeç, banues në Berat, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 45-vjeçare se prej një muaj ky shtetas e përndjek.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.