DVP Berat/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Berat/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. D., 23 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin F. N., 33 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje, pasi ditën e djeshme, në një dyqan në lagjen “Çlirimi”, ka vjedhur 1 televizor dhe 1 printer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.