Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 61 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua shtetasi H. K., 21 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas, pasi ka parkuar automjetin, në lagjen “30 Vjetori”, në momentin që ka hapur derën ka aksidentuar shtetasin Q. S., i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Shtetasi Q. S. është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Xh., 48 vjeç, banues në Dimal, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.