DVP Berat/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Berat/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Z., 50 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe ka dëmtuar lehtë, me një mjet prerës prej qelqi, një 30-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Berat referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 58 vjeç, banues në Berat, pasi në dyqanin që administronte, u gjetën disa fishekzjarrë që shiteshin në kundërshtim me ligjin. Lënda piroteknike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.