DVP Berat – Procedohen penalisht 2 shtetas

DVP Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. H., 30 vjeç, banues në fshatin Vodic, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 20-vjeçar.

-N. Z., 70 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, një 38-vjeçar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, për kallëzimin e shtetasit N. D., 64 vjeç, i cili pretendon se në llogarinë e portalit “JOQ”, në rrjetin social “Instagram”, i është publikuar një fotografi, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e tij. Po punohet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.