Durrës – Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik.

Kontrolle ndaj tregtarëve që tregtojnë mallra të ndryshme pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës.

Procedohen penalisht 3 shtetas, për veprat penale “Mospagimi i taksave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të planit operacional kundër informalitetit, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

E. E., 35 vjeç, F. B., 34 vjeç dhe D. Rr., 43 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas u konstatuan në lagjen nr. 11, Durrës, në afërsi të postës qendrore, duke tregtuar telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.