Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Pushtim toke”.
Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasit:
M.L., 57 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë, pasi i ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit H.L., banues në fshatin Larushk, Krujë.
V.M., 46 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi i ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit E.A., banues në fshatin Halilaj, Krujë.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisw Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit B.S., 58 vjeç dhe F.S., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, (vëllezër), pasi për arsye pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan shtetasin: H.L., 55 vjeç, sepse në periudha të ndryshme kohore, ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 42 vjeç, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Opel”, duke i shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.