Durrës – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësive ligjore

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia e Durrësit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, ka organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

A. S., 65 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës.

Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi në datën 20.12.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasin K. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.