Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”

Durrës / Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Goditen 2 raste të tjera të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vinin përmes aparateve celulare, baste sportive, në lokalet e tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe u sekuestrohen aparatet celulare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës dhe Shijak, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, kanë vijuar kontrollet e befasishme, në lokale dhe në ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati. Si rezultat, janë arrestuar shtetasit:

-Xh. V., 40 vjeç, banues në Durrës dhe I. K., 47 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalet përkatëse, duke vënë baste sportive, përmes aparateve celulare të tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.