Vijon operacioni “BYE PASS”.
Ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Procedohet penalisht një tjetër shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pushtimi i tokës”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar shtetasen Dh. L., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin B. Z., banues në Krujë, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke të shtetasit A. T. dhe më pas ka hedhur inerte guri në sipërfaqen e tokës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.